Informacion mbi fluturim të veçantë Tiranë-Zyrih-Tiranë


Diese Seite ist nicht auf Deutsch übersetzt. Bitte wählen Sie Ihre bevorzugte Sprache aus:

Local news, 05.05.2020

Air Albania njofton një fluturim të ri që do të kryhet më 9 maj midis Zyrihut dhe Tiranës. Ky fluturim mund të vlejë për qytetarë zviceranë dhe rezidentë në Zvicër të cilët duan të kthehen ne Zvicër.

Informacion mbi fluturimet. ©FDFA

Në 9 maj 2020, një fluturim i veçantë Tiranë-Zyrih-Tiranë do të kryhet nga Air Albania. Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar në Zvicër.

Fluturimi është planifikuar të niset nga Tirana për në Zyrih në orën 12:00, më 9 maj. Fluturimi kthim planifikohet të niset nga Zyrih për në Tiranë në orën 15:15.

Qytearët zviceranë apo qytearë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Zvicër, të cilët janë të interesuar të kthehen në Zvicër, janë të lutur të kontaktojnë Air Albania për më shumë detaje.

Ambasada e Zvicërë nuk është përgjegjësë për operimin e këtij fluturimi. I ftojmë personat e interesuar që të konfirmojnë të gjithë informacionin mbi këtë fluturim me Air Albania.