Dita Kombëtare e Zvicrës: Ambasadori Maître dërgon përshëndetje dhe urime


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Article, 02.08.2021

Me rastin e 1 Gushtit - Festës Kombëtare të Zvicrës - Ambasadori Maître përshëndet miqtë dhe partnerët

President of the Swiss Club in Albania Ueli Landolt (left) and Swiss Ambassador Adrian Maître (right) sending greetings on Swiss National Day 2021.
Presidenti i Klubit Zviceran në Shqipëri Ueli Landolt (majtas) dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître (djathtas) duke dërguar përshëndetje në Ditën Kombëtare të Zvicrës 2021. © FDFA

Koha e festimit ka ardhur sërish: 1 gushti është këtu - Festa Kombëtare e Zvicrës.

I uroj të gjithë bashkëqytetarëve të mi zviceranë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri: Gëzuar 1 gushtin! Ich wünsche Ihnen einen schönen Nationalfeiertag! Bonne fête nationale! Buona festa nazionale! Ihnen und Ihren Familien alles Gute. 

Ju uroj të gjithëve, miq dhe partnerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, një ditë të lumtur dhe shëndet të mirë.

Ky është viti i dytë, që për shkak të pandemisë, nuk mund të takohemi fizikisht. Do të donim shumë që të takoheshim ballë për ballë, të shtrëngonim duart dhe të trokisnim gotat me të gjithë partnerët tanë shqiptarë, zviceranë dhe ndërkombëtarë.

Por ne përshtatemi dhe vazhdojmë. Festimi ynë këtë vit vijon përmes mjeteve virtuale. Shpresoj të keni pasur mundësinë të shihni missione1agosto - një faqe interneti e dedikuar ku mund t’i bashkoheni aktiviteteve, të ndani momente, të bëni komente si dhe të mësoni disa receta tipike zvicerane, lojëra, sporte dhe kuriozitete.

Ne gjithashtu po përshtatim mënyrën tonë të jetesës, sistemet dhe shoqëritë në vazhdën e sfidave të mëdha globale siç është pandemia Covid-19. Dhe ne duhet të vajtojmë për humbjet midis anëtarëve të familjeve, miqve dhe fqinjëve. Për Zvicrën, Shqipërinë dhe pjesën tjetër të botës, ka mësime për të mësuar dhe përmirësime për të kryer në sistemet shëndetësore dhe në bashkëpunimin tonë si kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Të festosh Ditën Kombëtare të Zvicrës do të thotë gjithashtu të festosh thelbin e Zvicrës: demokracinë. Të dy vendet tona janë të përkushtuara ndaj vlerave dhe përparimit të demokracisë. Unë jam veçanërisht i kënaqur që bashkëpunimi zviceran kontribuon në Shqipëri për qeverisjen demokratike si dhe ndërtimin e institucioneve efektive.

Më vjen mirë që përshëndetjet tona festive sot i ndajmë me Presidentin e Klubit Zviceran në Shqipëri, Ueli Landolt.

Mesazh përshëndetës nga Ambasador Maître

FDFA