Informacion mbi fluturim të ri Tiranë-Zyrih-Tiranë

Article, 13.05.2020

Një fluturim i ri do të kryhet më 17 maj midis Zyrihut dhe Tiranës. Ky fluturim mund të vlejë për qytetarë zviceranë dhe rezidentë në Zvicër të cilët duan të kthehen ne Zvicër.

Urgent travel information on flight Zurich-Tirana

Në 17 maj 2020, një fluturim i veçantë Tiranë-Zyrih-Tiranë do të kryhet nga Air Albania. Ky fluturim riatdhesimi synon të sjellë qytetarët shqiptarë të bllokuar në Zvicër. 

Fluturimi është planifikuar të niset nga Zyrih për në Tiranë në orën 15:15.

Qytetarët zviceranë apo qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Zvicër, të cilët janë të interesuar për këtë fluturim, janë të lutur të kontaktojnë Air Albania për më shumë detaje.

Ambasada e Zvicrës nuk është përgjegjësë për operimin e këtij fluturimi. I ftojmë personat e interesuar që të konfirmojnë të gjithë informacionin mbi këtë fluturim me Air Albania.