Zvicra jep mbështetje të re për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press releases, 01.07.2021

Përmes një marrëveshjeje të nënshkruar sot Fondi i Ballkanit Perëndimor merr financim zviceran për të nxitur bashkëpunimin dhe për të rritur shkëmbimet në rajon.

Director of Western Balkans Fund Gjergji Murra (left) and Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître after signing agrement to support the Fund for the next 5 years.
Director of Western Balkans Fund Gjergji Murra (left) and Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître after signing agrement to support the Fund for the next 5 years. ©FDFA

Ambasadori zviceran Adrian Maître nënshkroi sot një marrëveshje me Drejtorin e Fondit të Ballkanit Perëndimor Gjergji Murra për të mbështetur aktivitetet e Fondit për 5 vitet e ardhshme me rreth 900,000 Euro.

“Për të arritur paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor, kushti i parë është që i gjithë rajoni dhe qytetarët e tij të bashkëpunojnë, të ndërtojnë ura dhe të shkëmbejnë. Fondi i Ballkanit Perëndimor shton vlerë për kohezionin në këtë rajon dhe kontribuon për integrimin në BE”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

“Ne do ta ruajmë dhe do ta çmojmë këtë partneritet si shumë me vlerë. Dhe ju siguroj që Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor që përfaqëson 6 Ministritë e Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, ka të gjithë vullnetin dhe motivimin për të qenë një partner serioz dhe i besueshëm në këtë proces ndërsa ne i përkushtohemi modelit njerëzit-me-njerëzit në këtë rajon, për dobinë e të gjithëve”; tha Drejtori i Fondit të Ballkanit Perëndimor Gjergji Murra.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski – duke përfaqësuar kryesinë e Konferencës së Ministrave të Jashtëm që qeveris Fondin e Ballkanit Perëndimor – tha: “Ne jemi mirënjohës për këtë mbështetje, e cila tregon se sa i qëndrueshëm është bërë partneriteti në Fondin e Ballkanit Perëndimor , deri sa është shndërruar në një bashkëpunim afat-gjatë. Në emër të 6 partnerëve kontraktues ju sigurojmë për përkushtimin tonë të plotë në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor”.

Përmes kësaj mërrëveshjeje të re Fondi i Ballkanit Perëndimor do të mund të forcojë kapacitetet, të zgjerojë projektet, dhe të rrisë shkëmbimet dhe lidhjet njerëz-me-njerëz në rajon. Përveç forcimit të strukturës organizative dhe menaxhimit, mbështetja zvicerane do të shkojë edhe për financimin më efektiv të projekteve dhe nismave të përbashkëta nga rajoni.

Mbështetja gjithashtu do të mundësojë Fondin që të përparojë me planin strategjik për 5 vitet e ardhshme për forcimin e marrëdhënieve midis palëve.

Fondi i Ballkanit Perëndimor  është një organizatë e përbashkët midis Shqipërisë, Bosnie dhe Herzegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Serbisë, i ngritur për të mbështetur bashkëpunimin dhe shkëmbimet në rajon. Fondi jep grante për projekte dhe nisma nga shoqëria civile, organizata kulturore, akademia dhe institucione vendore, me synim nxitjen e bashkëpunimit dhe pajtimit në këtë rajon.