Vende Pune

Punonjës/e Pastrimi

Duke ofruar një mjedis pune të shkëlqyer dhe dinamik, zhvillim profesional, mundësi të barabarta punësimi dhe një paketë kompensimi konkurruese, Ambasada e Zvicrës fton kandidatët e mundshëm të aplikojnë për vendin e lirë të punës, në vijim:

Punonjës/e Pastrimi
Pozicion pune me kohë të pjesshme: 60%
(disponueshmëria: 24 orë/në javë nga e hëna në të premte)

Fusha e punës: Nën udhëzimet e përgjithshme të Asistentit Teknik, Punonjësi/ja i/e pastrimit mbështet funksionimin e përgjithshëm të Ambasadës Zvicerane në Tiranë për sa i përket pastrimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve të zyrave të Ambasadës.

Kualifikimet e kërkuara dhe përvoja e punës:

  • Minimumi 2 vite përvojë pune të vërtetuara si Punonjës/e Pastrimi, e preferueshme në institucione ndërkombëtare, si dhe Dëshmi Penaliteti e pastër.
  • Çertifikatë e arsimit profesional ose e shkollës së mesme, ose çertifikatë ekuivalente e plotësuar me trajnime të tjera përkatëse.
  • Komunikim shumë i mirë në gjuhën shqipe. Aftësitë bazë të komunikimit me gojë në Anglisht janë një plus (ose Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht).

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë aplikimin e tyre deri më datë 21.04.2023, me email në adresën tirana@eda.admin.ch ose me postë në adresën:

    Ambasada e Zvicrës në Shqipëri
    Rr. Ibrahim Rugova Nr. 3/1
    1019 Tirana, Albania

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Një letër motivimi që tregon arsyet e aplikimit për pozicionin e Punonjësit/es së Pastrimit dhe
  • Një CV me foto, numrin e telefonit, adresën aktuale dhe kontaktet e punëdhënësve aktualë dhe të mëparshëm

Ju lutemi vini re: vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen për një vlerësim.

Përpara çdo oferte punësimi të bërë, do të kërkohet një vlerësim mjekësor për të siguruar aftësitë fizike të kandidatit.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë, sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) kërkon rregullisht punonjës të kualifikuar dhe të motivuar.

Vendet e punës do të publikohen përmes portalit shtetëror të punës në Internet. Kërkimin mund ta specifikoni sipas kritereve të ndryshme.

Portali shtetëror i punës (gjermanisht, frëngjisht, italisht)