Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë

Press releases, 03.03.2023

Formalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ambasadës së Zvicrës për zbatimin e projektit për tregun e punës për të rinjtë – RisiAlbania

Swiss Ambassador Ruth Huber with Albania's Minister of Finance and Economy Delina Ibrahimaj after signing the project agreement., 03.03.2023.
Ambasadorja zvicerane Ruth Huber with Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas nënshkrimit të projekt-marrëveshjes, 03.03.2023. © MoFE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se në fokus të politikave tona janë projektet dhe programet që synojnë të sjellin rritjen e punësimit, qoftë ato me financim të drejtpërdrejtë, qoftë ato që synojnë të nxisin proceset njohëse, veçanërisht të digjitalizimit.

“Politikat buxhetore që po ndërmarrim synojnë edhe nxitjen e sektorëve, si turizmi, bujqësia përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës në bimët medicinale, frutat dhe perimet, që i japin mundësi bizneseve të aksesojnë tregje me vlerë të lartë, të rrisin të ardhurat në vend dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë”, tha Ministrja.

“Është me rëndësi të madhe pajisja e të rejave dhe të rinjve me këshillimin e duhur për karrierën dhe me aftësi të cilat vlejnë në treg. Është po me kaq rëndësi edhe aftësimi i bizneseve për të ofruar punë më të mira dhe më të shumta. Ky është objektivi i projekt-marrëveshjes që nënshkruajmë sot”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

Marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Projekti është në fazën e tretë dhe të fundit dhe granti nga qeveria e Zvicrës është 6.9 milion Euros.

Projekti orientohet drejt inovacionit dhe punon në fushat e agrobiznesit, teknologjisë së informacionit dhe turizmit. Në dy fazat e mëparshme ka prezantuar praktika të reja dhe të vlefshme të cilat do synojë t’i shtrijë edhe më tej dhe të konsolidojë një mjedis më të favorshëm për punësimin e të rinjve. Kontributi i projektit në dy fazat e mëparshme përfshin: mundësimin e punësimit për rreth 12,000 të reja e të rinj, përmirësimin e informacionit për punësimin për rreth 110,000 të reja/të rinj, si dhe rritjen e aftësive dhe formimit për 9,750 të reja/të rinj.  

Fokus të veçantë do të ketë në fushën e standardeve të cilësisë ku sektori privat do të mbështetet me përshtatjen ndaj standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së.